Pritje e kolona edhe në kufi me Maqedoninë

05.01.2019 14:37:20

Pikat kufitare në Kosovë të bllokuara nga pritjet e kolonat.

Përveç kolonave dhe pritjeve të pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare, njëjtë po ndodhë edhe në kufirin me Maqedoninë.

Lexuesit e lajmi.net kanë dërguar fotografi nga atje ku bëjnë të ditur se pritjet tek Hani i Elezit po zgjasin deri në dy orë.

Kjo ka bërë që të krijohen kolona kilometërshe.