Vrau gruan dhe kunatën me thikën, gjykata e lë në burg: Më ofendoi!

05.01.2019 14:39:31

Gazmend Musta, i cili vrau gruan dhe kunatën me thikën e bukës tre ditë më parë në Ballsh, ka dalë sot para gjykatës së Krimeve të Rënda ku është njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin, i cili u shfaq i penduar para togave të zeza.

“E vrava gruan ngaqë kërkoi të shkonte te prindërit. Nuk isha dakord që gruaja të shkonte te prindërit. Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s’duroja më”, tha Musta në gjykatë.

Gazmend Musta vrau bashkëshorten dhe kunatën e tij pas një sherri banal. Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj.

Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej.

Kërkesa e bashkëshortes u refuzua nga 34-vjeçari, që kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia.

Pas sherrit, Musta e goditi gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe me thikën e bukës disa herë duke e lënë të vdekur, ndërsa kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti e vdekur.