Prizren: Tenton ta rrëmbejë për shkak të borxhit, arrestohet një person

19.02.2017 14:49:16

Një person në qytetin e Prizrenit është arrestuar pasi dyshohet se për shkak të një borxhi 1500 eurosh, ka rrëmbyer viktimën mashkull.

Viktima ka arritur të ikë nga i dyshuari, përderisa ai po tentonte ta fuste në veturë.

Viktima gjatë intervistimit ka deklaruar se i ka borxh të dyshuarit vlerën e caktuar për substanca narkotike.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.