Prizreni me rrugë të kalueshme, mirëpo ka apel për ditët në vijim

11.01.2017 17:01:46
Komisioni emergjent komunal sot, shqyrtoi gjendjen aktuale të rrugëve në komunën e Prizrenit dhe konstaton se në terë territorin e komunës sonë lëvizja e qytetareve me mjete motoristike është e mirë, por sigurisht se duhet kujdes i shtuar gjatë ngasjes nga shoferet.
Sipas Komunës së Prizrenit, informatat e mbledhura nga tereni dhe vizitat e bëra nga komisioni konstatohet se : Të gjitha rrugët e fshatrave të komunës së Prizrenit janë të  kalueshme dhe kanë qasje në rrugët magjistrale, në qytet gjendja e rrugëve është e mirë dhe po punohet në  vazhdimësi që të lirohen të gjitha segmentet sekondare, që  kyçen në rrugët kryesore.

“Instituti Meteorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar reshje të reja gjatë ditëve në vijim ndaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për mos hedhjen e borës në rrugë, mos parkimin e automjeteve në trotuare dhe hapësira tjera publike, sepse pengojnë operatorët në kryerjen e punëve të kontraktuara për pastrimin e borës”, apelon Komuna.

Komuna kërkon nga Policia e Kosovës që të mbështesë aktivitetet tona në tejkalimin e situatës emergjente të krijuar nga reshjet e borës.