Projekti i Shqipërisë së Madhe, vendi i cili është vizatuar në luftën e dytë botërore

24.04.2019 22:28:42
Nga Fatmir Bajraj
Në kartat e fashiste, është rreziku ma i madh i paqës n’Ballkan” Sot në Moskvë, në kryqytetin Rus, u mbajtë Konferenca e tetë e sigurisë, ku merrnin pjesë 35 shtete, përfshi edhe Serbinë e sotme dhe t’mnendësisë së vjetër, të asj mendësie mesjetare, hegjemoniste, gjenocidale dhe anti-shqiptare…! N’sytë e botës, Ministri serb i Mbrojtjës, Aleksandër Vulin, hedhi akuza të rënda mbi Aleancën Verio-Atlantike-Nato-në, pra Aleancën e 19 shtetëve , e cila në vitin 1999, intervenojë në Serbi, përkatsisht, n’Konfederatën e atëhershme ; Serbo-Malazeze, për qellime humanitare, përkatësisht për të shpetuar nga shfarosja një popull t’pambrojtur e duarë-thatë, siq ishin shqiptarët e Kosovës n’raport dhe përballë një regjimi kriminal e gjenocidal të satrapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ministri i sotëm, por i vjetër dhe i mykur n’mëndësinë mesjetare-serbe, Aleksander Vulin, intervenimin e NATO-së kundër Serbisë në vitin 1999, e quajti t’padrejtë, si shkelje të Drejtës Nderkombëtare dhe intervenim të gabuar të Botës një-polare, ecila synim kishte t’a vriste Serbinë e mëkëmbur të Vuqiqit sot, por e cila realisht, vrau të Drejtën Nderkombëtare, e cila edhe sot e kësaj dite është e vrarë, konstaton ai !
Bota një polare, siq e quan qytetërimin Euro-përendimor dhe SHBA-të n’krye të Aleancës Verio-Atlantike (NATO-së), Ministri serb i Mbrojtjës, Aleksander Vulin, bëri agresion kundër një vendi sovran dhe një populli viktimë e këtij agresioni, për t’i marrë e pushtuar Serbisë dhe serbëve atdheun e tyre, kinse në emër të lirive dhe të drejtave njerëzore të cilat s’ishin asgjë tjetër, përveq mashtrim dhe mbulesë për qellimin e vertetë, krijimin e Shqipërisë së madhe, n’dëm të Serbisë dhe të popujve tjerë t’Ballkanit.
Tani thot Ministri serb i Mbrojtjës, popujtë e qytetëruar, e kanë kuptuar qellimin e vërtetë të agresionit mbi Serbinë, dhe le t’kuptohet se Bota më nuk është një-polare, dhe se ajo Botë tanimë eshtë e humbur dhe humbëse përballë Botes së sotme, me gjasë duke shpresuar në Rusinë e Putinit dhe aleatët gjithandej. Kosovën e quan shtet të rrëjshëm, i cili s’mund dhe s’lejohet të krijohet n’tokën serbe të pushtuar me agresion nga armiqët e Serbisë dhe vrasësit e të Drejtes Nderkombëtare. Shteti i rrëjshëm i Kosovës, thot tutje Ministri serb i Mbrojtjës, i është lënë n’duarë terroristëve të cilët në vënd se të dalin para drejtësisë për krimet kundër serbëve ; për vrasjët e policëve dhe ushtarëve serb n’mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit teritorial, atyre u lejohet të krijojnë të ashtuquajtur ushtri…! Ky shtet fantom & rrëjshëm (Kosova), dhe me terroristet n’krye, është rreziku ma i madh i paqës, sigurisë dhe qetësisë n’ Ballkan.
Ministri serb i Mbrojtjës, përkujton të pranishmit se përkunder perpjekjeve të Serbisë dhe arritjës me mundë të marveshjeve të Brukselit, të njëjtat nuk respektohen nga pala tjetër dhe nuk respektohet as Rezoluta 1244 e KS ! Harron Ministri serb i Mbrojtjës, Aleksander Vulin se ; Intervenimi i NATO-së n’Kosovë dhe në ish Jugosllavinë e mbetur, Serbi & Mali i Zi, kishte ndodhë, pasi bashkësia Nderkombëtare, kishte shtjerrë t’gjitha mundësitë për një marrveshje paqësore e cila do ndalonte planin serb të vitit 1937 të Vasa Qubrilloviqit, për shfarosjën e shqiptarëve me gjenocid e spastrim etnik, njësoj sikur kishte ndodhur, spastrimi dhe gjenocidi i Sangjakut të Nishit në vitin 1877. Harron Ministri serb i Mbrojtjës se plani në fjalë kishte rënë n’duartë e nderkombëtarëve nga ish Ministri Bullgar i Mbrojtjës, icili i kishte ofruar, ish Ministrit të Jashtëm Gjerman, Joshka Fisher. Regjimi kriminal & gjenocidal i Millosheviqit, kishte luajtur në kartën e heterogjenitetit të Bashkësisë Nderkombëtare, në jo-vendos’shmerinë e saj për ndalimin e kasapit të Ballkanit dhe kishte varur shpresat në Rusinë e Jelcinit, dhe armatën e “kuqe”! Regjimi shfarosës i Millosheviqit, luante edhe në të “Drejtën Nderkombëtare” dhe në vetonë e Rusisë në KS, ecila asesi nuk do votonte pro ndërhyrjës ushtarake kundër Serbisë, edhe me kushtin e shfarosjës & zhbërjës së shqiptarëve & Kosovës.
Andaj, qytetërimi përendimor, rreshtuar në Alencën Verio-Atlantike intervenoj konform të Drejtës Nderkombëtare dhe vednimit të marrë nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-së në kushtet e Nenit 12/1, pasi që vendimi nga ana e KS-së deshtoj pas vetos Ruse. Vendimi i intervenimit si nderhyrje humanitare, u legjitimua edhe në Rezolutën 1244 të KS, por Serbia e Vuqiqit të sotëm dhe e mendësisë se Millosheviqit, merr atë që i duhet, dhe hudh tjerat si t’pa vlerë…!
Nderhyrja ishte presedan, por presedan ishte edhe regjimi kriminal & gjenocidal i satrapit të Ballkanit mbi shqiptarët etnik dhe atdheut të tyre-Kosovës. Në Kosovë, në vitin 1999, fatbardhësisht ; triumfoj e drejta për jetë, n’raport me rregullat e shkruara dhe abuzimin e tyre nga krimineli Millosheviq & Co ! Në Kosovë, Serbia dhe regjimi kriminal i Millosheviqit, la dhëmbët, për t’mësuar nga historia, nese do…! Neve ishim këtu dhe jo vetëm këtu, prej Denbabaden ! Këtu do qendrojmë gjithëmonë, kuptojeni njëherë e mirë, Vuqiq, Vulin