Projektligji për Prishtinën në seancën e 17 majit

14.05.2018 13:12:51

 

Sejdiu bëri të ditur se në këtë seancë do të diskutohet edhe për heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe po ashtu temë do të jetë çështja e largimit të pikave doganore Kosovë-Shqipëri.

Shefi i Grupit parlamentar i PSD-së tha se seanca tjetër e radhës do të jetë më 23 maj, e që do të jetë vazhdimi i seancës me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, e që pritet të jenë edhe interpelancat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.