Projektligji për Ushtrinë e Kosovës parasheh edhe ndryshim të simboleve (Dokument)

08.03.2017 09:33:55

Sipas projektligjit të ri për FSK-në të cilin sot presidenti Hashim Thaçi ia dorëzoi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, parashihet edhe ndryshimi i simboleve.

 

Në projektligjin i cili pritet të hidhet në Kuvend për votim, ndryshimi i simboleve është njëra nga dispozitat e paraqitura, shkruan lajmi.net.

Në nenin 10 të këtij projektligji thuhet:

  1. Simbolet e FSK-së janë: flamuri, himni, stema e FSK-së dhe emblemat e njësive të FSK-së
  2. Flamuri dhe himni i Republikës së Kosovës janë flamuri dhe himni i FSK-së
  3. Flamuri i Republikës së Kosovës, stema e FSK-së dhe emblema e njësive të FSK-së, barten nga të gjithë pjesëtarët e FSK-së
  4. Komandanti i FKS-së, përmes Ministrit, propozon stemën e FSK-së, emblemat e njësive të saj dhe dukjen e gradave për miratim nga Presidenti
  5. FSK dhe njësitë e saj përdorin edhe flamujt dallues, sipas stemës së FSK-së dhe emblemave të njësive
  6. Askush nuk është i autorizuar të riprodhojë apo të përdorë stemën e FSK-së dhe emblemat e njësive të saj, pa autorizim me shkrim të Ministrit.
  7. Përdorimi i simboleve dhe gradave përcaktohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri.

Ky projektligj pritet të hyj në fuqi pasi të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.