Prokuroria e Strugës nisi hetimet për liturgjinë në Strugë

Prokuroria e Strugës nisi hetimet për liturgjinë në Strugë

08.05.2020 14:18:19

Prokuroria Themelore Publike Strugë ka hapur lëndë pas publikimit të incizimeve dhe fotografive në rrjetet sociale, ndërsa lidhur me praninë masive të qytetarëve në liturgjinë e mbajtur më 7 maj të vitit 2020, me rastin e festës fetare Shën Gjergji.

“Veprimi i prokurorisë është për shkak të pranisë së qytetarëve në Liturgjinë në kushte të pandemisë, kur nuk janë respektuar Vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u përmbajtur rregullave shëndetësore edhe atë lidhur me ndalesën për grupim në grupe më të mëdha prej dy personave, distanca e nevojshme prej të paktën dy metrave mes personave dhe mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse nëse hapësira mes qytetarëve është më e vogël se e përshkruara”, theksohet në kumtesë.

Në drejtim të konfirmimit të fakteve në lëndë, prokuroria e Strugës ka parashtruar Kërkesë deri tek MPB-SPB Strugë për kontroll të ngjarjes dhe zbulim të autorëve eventualë të veprës penale,

Prokuroria ka dhënë edhe Urdhër për sigurimin e kamerave të sigurisë nga objektet përreth, me qëllim që të kryhet identifikimi i personave të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje, si dhe të konfirmohet nëse personat me vetiniciativë kanë marrë pjesë në ngjarje.