Serbia e gatshme të gjejë një zgjidhje për Kosovën

18.02.2018 18:17:40
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është takuar sot me senatorin amerikan, Ron Johnson në Beograd.

Johnson ka shprehur interesimin e SHBA-ve për ta ndihmuar Beogradin të gjejë një zgjidhje afatgjate për marrëdhëniet me Prishtinën.

Senatori ka sugjeruar që e kaluara të lihet pas, të mos harrohet por të falet dhe vendet të përqendrohen në të ardhmën, transmeton lajmi.net.

Ai iu ka bërë thirrje dy palëve të përdorin një mundësi për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve.

Daçiq ripohoi gatishmërinë e Serbisë në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme që do të jetë në interes të të dyja vendeve dhe stabilitetit në rajon.

Në këtë takim u shkëmbyen edhe pikëpamjet mbi situatën në rajon dhe rolin e rëndësishëm të Serbisë në promovimin e paqes dhe sigurisë, si për rajonin dhe për Evropën.