Zyrtare: Shtyhet seanca e Kuvendit për demarkacionin

18.02.2018 18:06:56

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 18:00, nuk do të mbahet.

Në seancën e paralajmëruar për sot ishte paraparë votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo, sipas njoftimit nga Kuvendi, kjo seancë do të mbahet një ditë tjetër, njofton Telegrafi.

Për shtyrjen e seancës kishte paralajmëruar një ditë më parë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Burime brenda koalicionit qeverisës bëjnë të ditur se kjo seancë do të mbahet të martën, më 20 shkurt, në orën 14.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar votën e saj pro ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.