G.H., 16 vjeç dhe R.G., 15 vjeçe, janë arrestuar të dielën pak para mesnatës nga ana e pjesëtareve të Policisë së Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, 16 vjeç, i cili u gjend i vrarë të shtunën me katër plumba në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinë.
Prokuroria ka kërkuar që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji
Kështu ka bërë me dije të hënën për Gazetën Express, prokurori i rastit, Valdet Gashi. Ai shpjegoi se pritet që gjatë 24 orëve të cilat llogariten që nga koha e arrestimit, të caktohet dhe shqiptimi i masës pasi dhe ky është afati i vetëm ligjor që një i mitur i dyshuar duhet të dalë para Gjykatës.
“Ne, në bazë të provave kemi kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit”, ka thënë Gashi.
E ndërkohë me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit mbrëmë në orët e vona janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
E ndërkaq, i dyshuari si autor i vrasjes, mashkull, nuk e ka pranuar fajësinë për krimin, ndërsa e pafajshme është deklaruar edhe një femër, që dyshohet si pjesëmarrëse në veprën penale.






































