Prokuroria sekuestron hotelin në bregdet: U ndërtua me paratë e prostitucionit

26.12.2016 10:11:47

Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar hotelin “Rezidenca President” në bregdetin e Sarandës, pasi ekzistojnë dyshimet e arsyeshme se është ndërtuar nga paratë e siguruara prej aktivitetit kriminal në Belgjikë të shtetasit Gentian Ndreu.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror në kuadër të ligjit “Antimafia”, pas kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve të Belgjikës. Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është ndërtuar nga të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, për të cilin është hetuar në Liege (Belgjikë) Gentian Ndreu.