Zekë Çeku, Kosova vend i vogël por ka resurse dimërore të kënaqshme

Zekë Çeku, Kosova vend i vogël por ka resurse dimërore të kënaqshme

26.12.2016 10:29:49

Zekë Çeku, ekspert i turizmit në Kosovë, deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK, se Kosova sado që është vend i vogël, ka potencial dhe resurse dimërore, ku bjeshkët e Kosovës ofrojnë aktivitete dimërore.

Ai tha se bizneset private kanë filluar të investojnë në këto vende sepse kanë parë se njerëzit janë të interesuar për skijim dhe vizita në vende me borë.

Çeku tha se se Brezovica ofron më së shumti mundësi për aktivitete, kur dihet se ka infrastrukturë rrugore, megjithatë ai përmendi edhe vendet tjera si Bajgora, Prevalla, Bjeshkët e Junikut, Deçanit etj.

Sipas tij Kosova është vendi që ka potencialet më të mira në evropën juglindore, por që fatkeqësisht nuk është investuar as në infrastrukturë që është edhe elementarja, pra nuk mund të shfrytëzohen komplet këto vende atraktive.

Sa i përket Brezovicës ai përmendi hotelet që tashmë janë vjetëruar dhe transportin e skijatorëve e kanë jo në nivel të mirë, megjithatë sipas tij po mbahet. Ai tha se më të interesuar janë qytetarët e rajonit e sidomos të Shqipërisë, sepse ai tha se Shqipëria ka mjaftë bjeshkë, por që janë shkëmbore e që janë të pashfrytëzueshme.

Çeku tha se aspak nuk është bërë në këtë drejtim nga shteti, më mirë do të ishte tha ai që Brezovica të privatizohej, që më pas të investohej dhe të bëhej një qendër e njohur botërore e skijimit.

Çeku tha se na mungojnë kapacitetet Hoteliere sa i përket jetës së dimrit, por nëse mysafirët janë të interesuar atëherë Dragashi, rrethi i Brodit, Brezovica, sipas tij, do të ishin të mirëseardhura për ta. Po ashtu e Boga ësht një vend që po bëhet përpjekje për të plotësuar kërkest e qytetarëve.

Ai tha se një operator nga Londra do të vijë për vizitë në vendin tonë, ku do qëndrojë tri ditë në Brezovicë dhe dy të tjera në Prizren, megjithatë ai thotë se kanë presion kur dihet se nuk kemi hotele të paktën me tri yje. Vizita e tyre do të bëhet në muajin shkurt.