Protesta dhe strategjia, Basha mbledh sot grupin parlamentar

26.03.2017 09:53:59

Kryedemokrati Basha pritet të mbledhë sot grupin parlamentar për të diskutuar mbi protestën dhe strategjinë që do të ndiqet në vazhdim. Takimi do të zhvillohet në selinë blu, rreth orës 19:00 të pasdites. Gjithashtu Lulzim Basha do të informojë deputetët e PD edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit nga Uashingtoni, Basha nga çadra e lirisë përcolli tre mesazhe. Ai u shpreh i bindur se ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për kauzën e tij, ndërsa theksoi se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, duke këmbëngulur tek ideja e tij për qeveri teknike. Që prej 18 shkurtit 2017, opozita ndodhet në protestë përpara Kryeministrisë.