Protesta e opozitës zhvendoset tek Parlamenti

08.06.2019 20:54:34

Pas fjalës së tij përpara protestuesve, Basha ka ftuar të gjithë të bashkohen përpara Parlamentit.

Ashtu edhe si në 7 protestat e tjera, protestuesit po marshojnë tashmë për tek Kuvendi, ku ashtu si gjithmonë ka dhe përplasje me policinë.

Policia është vendosur tashmë përpara Parlamentit, ku dhe pritet të ketë konflikte.

Krahas tyre janë vendosur edhe gardhe metalike, për të siguruar perimetrin e zonës. Përpara Parlamentit është edhe FNSH.