PROTESTA KUNDËR ANULIMIT TË PROGRAMEVE STUDIMORE NË PEJË, VIDEO

04.07.2017 20:56:48

Një grup studentësh protestuan në Pejë para universitetit “Haxhi Zeka”, duke kundërshtuar mosakreditimin e shtatë programeve. Kundër protestës dolën disa studentë të tjerë, kurse rektori premtoi zgjidhje të problemit

Një grup studentësh protestuan në Pejë para universitetit “Haxhi Zeka”, duke kundërshtuar mosakreditimin e shtatë programeve. Kundër protestës dolën disa studentë të tjerë, kurse rektori premtoi zgjidhje të problemit.

Suspendimi  i shtatë programeve nga Agjensioni për akreditim, nxiti një grup studentësh të Universitetit “Haxhi Zeka “ në Pejë,  në një protestë paqësore.

Para rektoratit ata kërkuan ndalimin e nepotizmit dhe punësimit partiak. Mirëpo një tjetër grup i studentëve, përfaqësues të organizatës “Zëri studentor”, kundërshtuan këtë protestë.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka “, Fadil Millaku thotë se studentët protestues asnjëherë nuk kanë kërkuar takim për të shprehur shqetësimet e tyre. Ai tha se programet të cilat aktualisht janë suspenduar nuk do të thotë se janë anuluar.