Protesta në Stamboll

05.11.2016 20:53:51

Policia turke ka përdorur pompa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve në Stamboll, kundër arrestimit të liderëve të partisë pro-kurde, HDP.

Manifestuesit u mblodhën jashtë një xhamie në lagjen Sisli, duke ngritur parulla kundër atij që e quajtën “shtet fashist”, përpara se të sulmoheshin me pompa me ujë të ftohtë të autoblindave të policisë, shkruan TCH.

Nëntë eksponentë të HDP-së, përfshirë bashkëkryetarët, u arrestuan dhe u burgosën ditën e premte. Gazetarë nga gazeta pro-opozitës “Cumhuriyet” ndodhen gjithashtu në qeli.

Nëntë prej tyre u arrestuan të shtunën dhe një gjykatë në Stamboll i dërgoi në paraburgim. Redaktori i “Cumhuriyet”, një karikaturist i njohur dhe një analist anti-qeveritar, janë mes të arrestuarve.

Gazeta në fjalë është një nga të paktat media turke që vazhdojnë të jenë kritike ndaj presidentit Reccep Tayip Erdogan. Bëhet fjalë për lëvizjet e fundit kundër kritikëve të presidentit Erdogan që nga grushti i dështuar i shtetit i organizuar në korrik.

Pas nëntë anëtarëve të partisë kurde të arrestuar të premten, 9 të tjerë iu shtuan listës këtë të shtunë.