Protestat kundër Trumpit po bëhen të rrezikshme (Video)

12.11.2016 08:40:47

Mijëra protestues në të gjithë qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, janë duke protestuar që nga dita kur Donald Trump u shpall presidenti i SHBA-së.

Protestuesit kanë djegur flamuj dhe kanë thyer dritaret e dyqaneve, gjithashtu u arrestuan shumë prej tyre, shkruajnë mediat amerikane, transmeton Express.

Policia ka vendosur të hedh gaz lotsjellës kundër protestuesve anti-Trump në Portland të Oregon.

Mirëpo, para kësaj, policia i kishte paralajmëruar ata se do të hidhnin gaz lotsjellës nëse nuk ndalen së protestuesit.