Protestë kundër taksës së “Rrugës së Kombit”

28.03.2018 16:52:00

Të shtunën, më 31 mars në orën 11.30, një protestë do të mbahet tek tuneli i Kalimashit. Janë vetë qytetarët e Kukësit që kanë ndërmarrë këtë hap për të kundërshtuar vendimin e qeverisë shqiptare që vendosi taksë automjeteve për çdo kalim që bëjnë në Rrugën e Kombit.

Ftesa për të marrë pjesë në protestë është e hapur ndaj çdo qytetari, pa ndikime partiake, siç thonë vetë aktivistët dhe qytetarët e Kukësit.

“T’i themi ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit. Kjo taksë dëmton të gjithë shqiptarët, në veçanti qytetarët kuksianë dhe të Dardanisë”, thonë aktivistët teksa kanë njoftuar për mbajtjen e protestës ditën e shtunë.

Lëvizjet e tyre janë mjaft të shpeshta drejt Kosovës përmes pikës kufitare të Morinës, si për arsye tregtare ashtu edhe turizmi. Pagesat janë goxha të majme, dhe jot ë përballueshme për xhepin e çdo shqiptari. Cmimet e mëposhtme janë vetëm për një kalim në Rrugën e Kombit, kështu që për një rrugë vajtje-ardhje, vlera në tabelë shumëzohet me 2.

Pagesa

Klasa 1 motorr – 2.5 Euro

Klasa 2 veture – 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesem – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rende – 22.5 euro