Reagimi i Haradinajt ndaj Vuçiq

28.03.2018 17:07:54

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as shkëmbim territoresh.

Haradinaj ka deklaruar se presidenti serb Vuqiç nuk duhet ta testojë durimin e Kosovës pa kufi.

Sipas Haradinajt LDK-ja ka treguar korrektësi politike në procesin e demarkacionit.

“Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh. Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë. Ultimatumi është qasje e gabuar dhe formula e vetme është baza ligjore dhe kushtetuese. Presidenti serb, Vuqiç, duhet ta kuptoj që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë. Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur dhe LDK ka treguar korrektësi politike në këtë proces. Të gjitha partitë politike duhet të kenë komunikim strategjik, për interesat vitale të vendit si dhe për proceset integruese që na presin”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook duke paralajmëruar intervistën sonte me Adriatik Kelmendin në  “Rubikon”.