Protestë tek “Kroi i Vitakut”, qe një javë probleme me rrymën

09.12.2016 23:37:02

Në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut ka një javë që banorët kanë probleme me rrymën elektrike, prandaj ata sonte kanë dalë të protestojnë në rrugë për këtë gjendje.

Sipas një lexuesi i Klan Kosovës banorët janë të revoltuar sepse askush nuk po merr përgjegjësinë për gjendjen e tyre.

“Kemi informuar policinë, KEDS-in, dhe organet komunale, por të gjitha palët vetëm po ia gjuajnë fajin njëra tjetrës”, ka shkruar njëri nga protestuesit.

Banorët e kësaj lagje thonë se do të vazhdojnë të protestojnë derisa gjendja e tyre të përmirësohet.