Protestës së përgjimeve i bashkohet edhe Vetëvendosja (Foto)

05.08.2016 18:24:00

Teksa është duke u zhvilluar protesta e paralajmëruar nga qytetarët është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që në këto momente i është bashkuar protestuesve.

Deputeti Rexhep Selimi dhe disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje i janë bashkuar qytetarëve të cilët janë duke protestuar për rastet e fundit të njohura si aferat ‘Pronto’.

Ndërsa duhet përkujtuar që qytetarët tashmë kanë filluar të ecin nga Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Kuvendit të Kosovës.