Protestuesi më i veçantë i vitit 2016 në Kosovë

31.12.2016 14:19:09

Një proteste e rrallë është parë sot nga një qytetar i Republikës së Kosovës, përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

I veshur në mënyrë të veçantë, me fytyrë të mbyllur dhe këmbë zbardhur ai ka akuzuar disa krerët e institucioneve për politizimin që është duke i bërë spektrit të artit.

“Arsyeja e kësaj proteste, e cila është grevë, do të zgjasë deri në përmbushjen e aspiratave dhe kërkesave të grevës. Pastrimi i teatrit kombëtarë të Kosovës nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. Pastrimi nga strukturat paralele të UDB-së në të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo grevë do të vazhdojë deri në përmbushjen e aspiratave”, ka thënë ai.