Tragjedi në Irak: Nga zjarri në një spital, 12 foshnje të vdekura

10.08.2016 20:17:11

Të paktën 12 foshnje janë vrarë nga zjarri në një spital në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, thonë zyrtarët.

U deshën tre orë për të shuar flakët, të cilat shpërthyen gjatë natës brenda njësisë së martenitetit në spitalin Yarmouk në perëndim të qytetit.

Tetë fëmijë të tjerë dhe 29 gra janë transferuar në spitalet më të afërta, transmeton KlanKosova.

Ministria e Shëndetësisë tha se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik.