PSD dorëzon kërkesën për ndërprerje të pushimit të Kuvendit të Kosovës

03.08.2018 15:31:14

Partia Social Demokrate (PSD), i ka dërguar një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, duke kërkuar mbledhje urgjente të Kryesisë së Kuvendit.

Kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kuvendi duhet t’i kthehet punës në këtë situatë kur po flitet për ndarje të Kosovës dhe shkëmbime territoresh.

“Sot dorëzuam kërkesën për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe rrezikut nga skenarët që po përmenden. Nuk ka kuptim që Kuvendi të pushojë. Kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seanca”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndërkaq, kërkesën e kanë nënshkruar të 12-të deputetët e PSD-së, që mbledhja urgjente me Kryesinë e Kuvendit të mbahet të hënën në orën 10:00.