PSD, LDK e Vetëvendosje dërgojnë në Kryesi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

29.08.2018 16:10:02
Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me Grupin Parlamentar të PSD-së dhe Vetëvendosjes kanë dërguar në kryesi të Kuvendit nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme para takimit Thaç-Vuçiq.
Në arsyetimin e kësaj kërkese, thuhet se ka një kohë që presidenti i Ksoovës ka shfaqur publikisht angazhimin e tij që në dialogun me Serbinë të përfshihet edhe tema e shkëmbimit të territoreve.

Sipas të njëjtës, kërkohet që seanca të mbahet para 7 shtatorit, ndërkaq që pas debatit të miratohet një rezolutë ku theksohet se “askush nuk ka mandat për negocim për territoret e vendit”.

Kjo është kërkesa e PSD-së Vetëvendosjes dhe LDK-së.