Pse Behxhet Pacolli akuzon vazhdimisht prof. dr. Muhamet Mustafën?

21.10.2016 13:40:43

Nga Rexhep Kastrati

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ku është kryetar Agim Bahtiri i zgjedhur edhe me mbështetjen e LDK-së, Behxhet Pacolli ka shfrytëzuar rastin që të akuzojë përsëri prof. dr. Muhamet Mustafën për çështjen e Trepçës. Më herët, po ashtu, ka pas lëshuar akuza ndaj tij pikërisht për çështjen e Trepçës. Në rrethana normale, ky debat do të duhej të ishte debat ndrëmjet këtyre dyve, pra Behxhet Pacollit dhe prof. dr. Muhamet Mustafës, dhe të konsumohej ndërmjet tyre. E kjo do të kishte kuptim deri diku sikur ky debat të bëhej në kohë, dhe për më tepër me fakte dhe argumente, e jo pas vitesh dhe pa asnjë fakt dhe pa asnjë argument. Dhe është pikërisht kjo, pra që Bexhet Pacolli sulmon pa fakte dhe pa argumente dhe atë vetëm në prag dhe pas miratimit të ligjit për Trepçën. Se e sulmon pa fakte dhe pa argumente e ka dëshmuar vetë prof. dr. Muhamet Mustafa, i cili të gjitha akuzat i ka rrëzuar me fakte dhe argumente, konkrete, por që të çohet burri i botës dhe të akuzojë dhe shpif kur veç procesi i formësimit përfundimtar dhe miratimit të ligjit për Trepçën ishte në fund, përkatësisht ka përfunduar, kjo patjetër që të shtyn të pyesësh pse këto akuza, dhe pse tash? Dhe arsyeja e parë mund të jetë me xhelozinë që Behxhet Pacolli ka ndaj prof. dr. Muhamet Mustafës, i cili është identifikuar edhe nga opinioni i gjerë si kuvendari de personaliteti që është angazhuar shumë për t’u përmbyllë ky ligj për Trepçën. Pati edhe që e quajtën edhe baba i Trepçës. Pra, arsyeja  e parë mund të lidhet me rolin e madh që ka luajtur prof. dr. Muhamet Mustafa, dhe kontributin e madh ka dhënë për këtë ligj, edhe pse vetë është shprehur vazhdimisht me modesti de kontributin ua ka shpërndarë një ekipi të gjerë njerëzish politikë dhe institucionalë. Një arsye tjetër, e që lidhet me gjithë sulmet që i janë bërë prof. dr. Muhamet Mustafës, e që ka të bëjë me përkatësinë e tij politiko-partiake si kuvendar i LDK-së. Behxhet Pacolli ka treguar më shumë se njëherë se i fle në zemër koalicioni me PDK-në, duke dëshmuar se parapëlqimet partiake, apo më mirë, inatet partiake mund të jenë një nga arsyet. Gjithsesi, me këtë arsye, mund të ketë të bëjë edhe zhvlerësimi i rëndësisë që ka miratimi i këtij ligji, dhe sidomos i kontributit që prof. dr. Muhamet Mustafa, kryeminstri Mustafa dhe vetë Qevria e drejtuar nga LDK kanë dhënë për këtë ligj, për efekte të fushatave zgjedhore. Në këtë kontekst, a po i bën Behxhet Pacolli të gjitha këto edhe i nxitur nga PDK, apo krye më vete, është çështja e tij. Arsyeja kryesore, ndërkaq,  mund të ketë të bëjë me pretendime personale biznesi karshi Trepçës. Vazhdimësia e akuzave ndaj prof. dr. Muhamet Mustafës, krijon përshtypjen se Behxhet Pacolli ka pasur apo vazhdon të ketë pretendime për të blerë aksione në Trepçë. Mirëpo, pavarësisht arsyeve që qëndrojnë mbrapa zellit të Behxhet Pacollit për të akuzuar pa fakte dhe pa argumente, është për të thekuar se këto janë vetëm një bumerang vetë atij dhe forcës së tij politike, pavarësisht a i bën  krye më vete, apo i shtyrë nga  PDK, konston do e bartë vetë ai dhe partia e tij.