PSE DO TË DUHEJ TË NDODHTE KOALICIONI LVV & LDK ?

29.12.2019 12:32:04

Sipas mendimit tim arsyeja kryesore pse Kosovës i duhet koalicioni bashkëqeverisës LVV & LDK, është perafrimi i dy frymave ideologjike tē ndryshme që këto dy subjekte politike i kanë. Mendoj se një bashkëqeverisje katër deri tetë vite i koalicionit LDK & VV do te ndikonte ne permbylljen e nje procesi evolutiv të përafrimit të frymës politikëbërëse pluraliste mes te majtës dhe të djathtës shqiptare, proces ky i cili mjerisht nuk ka ndodhur per tri dekada as në Tiranë e as në Prishtinë!

Kosovës i duhen te majta dhe të djathta me frymë demokratike pluraliste perëndimore, e jo te majta e të djathta me frymë moniste lindore e diktatoriale! Ketu edhe qendron problemi apo çështja qe kerkon zgjidhje, çeshtja dhe procesi cili eshte shumë afer zgjidhjes, por qê dikush nuk po ka deshire që te zgjidhet!

Dihet mirë se cilat janê qendrat e veprimit dhe ndikimit politik, që nuk kanë dëshire që e majta dhe e djathta shqiptare të përafrohen! Qendrat kryesore te ndikimit të cilat janë kunder perafrimit te së majtes dhe te djathtes shqiptare nëpërmjet frymes demokratike pluraliste perendimore, jane Moska e Beogradi dhe satelitet e tyre ne Shkup e Tiranë! Presioni politik i këtyre qendrave logjikisht se ka ndikimin e vet ne Prishtinê, aty ku duhet te ndodh koalicini e që nuk po ndodh!

Mendoj se kundershtari me i madh i këti përafrimi e bashkimi mes të majtes e tē djathtës shqiptare në rrugën perendimore është Tirana! Tirana zyrtare nuk mund ta imagjinoj fillimim e një loje ‘fair play’, të një loje politike me karta te hapura e cila do të fillonte në Prishtinë! Përderisa në Prishtinë në një lojë me karta te hapura do të digjeshin tre-katër pishpirikë ideologjik, në Tiranë do të digjej komplet kasta politike aktuale!

Qendrat kryesore të ndikimit të cilat janë pro përafrimit të së majtes dhe të djathtës shqiptare nëpërmjet frymës demokratike pluraliste perëndimore janë Uashingtoni, Londra dhe Berlini, andaj presioni i vetëm që votuesit duhet t’i bëjnê akterëve politik në Kosovë, është qëtë jenë sa më bashkepunues me përfaqesitë e ketyre tri shteteve, përfaqësi të cilat fatlumnisht i kemi ne Prishtinê!