Pesë persona të plagosur pas sulmit në shtëpinë e një rabini

29.12.2019 13:16:46

Të paktën pesë persona janë plagosur në një shtëpi të një rabini në Nju Jork, deklaruan autoritetet.

Në shtëpinë në veri të Nju Jorkut po mbahej një festim religjioz i ortodoksëve i njohur si “Hanukkah” në kohën kur sulmuesi u fut brenda.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por më vonë është ndaluar nga autoritetet. Arsyet e sulmit nuk janë bërë ende të qarta. Një nga viktimat ishte therrur me thikë të paktën gjashtë herë, deklaruan autoritetet.

Sulmi erdhi një ditë pas paralajmërimit të policisë se janë duke patrolluar lagjet ku banojnë jahuditë për shkak të rritjes së anti-semitizmit dhe kërcënimeve për sulme.