Ukraina dhe separatistët pro-rus shkëmbejnë 200 të burgosur

29.12.2019 16:57:07

Kievi zyrtar dhe separatistët pro-rusë nga Ukraina lindore përfunduan një këmbim prej 200 të burgosurve të dielën, një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të konfliktit të vetëm aktiv në Evropë.

“Shkëmbimi i ndërsjellë ka përfunduar”, njoftoi Presidenca e Ukrainës në faqen e saj në Facebook, duke deklaruar se 76 persona po kthehen në Ukrainë.

Nga ana tjetër, separatistët e republikave të vetëshpallura Donetsk dhe Lugansk u thanë agjencive ruse të lajmeve se u janë kthyer 63 persona.

Më parë, qeveria ukrainase dhe separatistët pro-rusë njoftuan se po fillonin një shkëmbim “gjithçka për të gjithë”, që do të thotë se të gjithë të burgosurit e mbetur nga konflikti pesë-vjeçar do të ktheheshin në shtëpi.

Marrëveshja u arrit nga presidenti rus dhe ai ukrainas Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky në Paris në dhjetor.

Forcat ukrainase kanë luftuar separatistët në Ukrainën Lindore që nga viti 2014 në një konflikt që ka marrë më shumë se 13.000 jetë, transmeton KosovaPress.