Policia spanjolle nuk i rreh qytetarët e saj zoti Rama, por i argëton me muzikë

22.03.2020 21:49:19

Një ditë më parë Rama postoi një video, për të cilën tha sesi vepronte Policisë në Spanjë për të futur në izolim qytetarët. Por, pavarësisht se video ishte një “fake”, gjë që e pranoi edhe vetë Rama, në Spanjë e vërteta është krejt ndryshe.

Policia spanjolle nuk i rreh qytetarët e saj zoti Rama, përkundrazi i argëton me muzikë dhe këtë e tregon videoja që shoqëron këtë shkrim.

Ndërgjegjësimi publik, jo domosdoshmërisht duhet të jetë me dhunë, e aq më tepër në një kohë kur paniku ka mbërthyer çdokënd nga COVID-19.

Në video duken vetë policët spanjollë, që mbërrijnë me sirena në një lagje me të gjithë njerëzit e izoluar në shtëpi. Më pas ata dalin nga makina dhe secili nga policët ka një instrument në duar. Këtu nis muzika për të argëtuar qytetarët spanjollë, të stresuar nga izolimi në shtëpi.

Pas “misionit” me këngë e muzikë, patrullat policore janë nisur sërish në destinacionin e detyrës së tyre.