Pse fitoi kancelarja Merkel dhe cilët janë koalicionet e mundshme?

24.09.2017 21:23:43

Nga Rexhep Kastrati

Zgjedhjet në Gjermani kanë konfirmuar fitoren e CDU-CSU-së dhe një mandat të katërt të kancelares Merkel, por rezultatet që kanë dalë edhe për parti të tjera, kanë dhënë një pasqyrë të gjendjes së shoqërisë gjermane në kontekstin socio-politik, rajonal dhe gjeopolitik.

E para që vlen të përmendet është rënia e CDU-CSU-së dhe rritja e Altrenativës për Gjermaninë. Siç dihet, çështja e refugjatëve, sidomos e atyre nga Siria dhe vendet e tjera ku ka veprime të forta të terrorizmit, kancelaren Merkel e ka vënë shumë herë përballë kritikave të forta jo vetëm mediale, por edhe të shtresave të tëra shoqërore. Në zgjedhjet e fundit lokale, kjo çështje kishte ndikuar që partia e kancelares Merkel të mos kishte rezultatin që pritej. Dhe kjo çështje duket se ka ndikuar edhe në zgjedhjet e sotme, dhe mund të jetë kjo arsyeja kryesore e rritjes së Alternativës për Gjermaninë.

Një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar në rënien e CDU-CSU-së dhe rritjen e Alternativës për Gjermaninë, është edhe fryma e përgjithshme kundërglobaliste që është jo vetëm pasojë e krizës së refugjatëve, por edhe pasojë e frikës nga dobësimi i sovranitetit të shteteve anëtare të BE-së. Përpjekja për fuqizimin e BE-së, që janë edhe përpjekje të kancelares Merkel, mund të jenë parë me frikë dhe me dyshim nga gjermanët, që ende duan atë sovranitetin klasik. Në planin rajonal, kjo ishte shprehur në Francë me rritjen e popullaritetit të Mari Lë Penit.

Thuajse një dukuri e njëjtë ka ndodhur edhe në taborrin e së majtës, ku SPD ka pësuar rënie shumë të madhe, por edhe pjesa tjetër e së majtës me vetëm 9%, kanë bërë të mundur rritjen e liberalëve dhe të të gjelbërve. Pra, rënia e dy partive të majta, është reflektuar në rritjen e dy partive të afërta me to. A është kjo reflektim i një pafuqie politike të të majtës, apo pasojë e mbejtjes së SPD-së pa kryetarin e saj, Shtajnmajer që u bë president i Gjermanisë, apo edhe si zhgënjim i të majtëve me këto parti, është çështje që do analiza të tjera, por forcimi i liberalëve dhe të gjelbërtëve mund të jetë edhe pasojë e mosgjeturisë së SPD-së lidhur me çështjen e refugjatëve dhe me çështjen e forcimit të be-së në dëm të sovranitetit të shteve.

Ky rezultat, në fakt flet për pozitën reale të Gjermanisë qoftë në proceset e brendshme, qoftë si pasojë e zhvillimeve që nga vendosja e euros si monedhë e përbashkët, nga samiti i Mastrihtit, e deri te kriza globale ekonomike që kanë vënë qarkullim ide, koncepte dhe paltforma ndër më të ndryshme, por edhe ato që lidhen me zhvillimet të tilla si kriza e Ukrainës, reagimi botëror ndaj globalizimit dhe rritja e terrorzmit botëror.

Krizën më të madhe, në fakt e ka multikulturalizmi që për pasojë të të gjitha këtyre ka mbetur si një koncept dhe dukuri në prag të dështimit.

Shoqëria gjermane nuk bën përjashtim nga të gjitha këto zhvillime qoftë kundërgloaliste, terroriste dhe kundërmulutkulturore, prandaj edhe e gjithë kjo mund të ketë prodhuar këtë rezultat.

Edhe pse nënkryetarja e Alternativës për Gjermaninë,Manuela Schwesig ka thënë se SDP do të jetë në opozitë, megjithatë është e vështirë të parashikohet një koalicion ndërmjet CDU-CSU-së me partinë e ekstremit të djathtë, pikërisht për dallimet e mëdha dhe thuasje krejt të kundërta që kanë për çështjen e refugjatëve, por edhe për çështjen e globalizimit.

Një koalicion i CDU-CSU-së me liberalët dhe me të gjelbërtit, realisht do të ishte një koalicion më i mundshëm, po qe se do të arrijnë prëfundmisht të krijojnë një shumicë kuvendore.

I mundshëm është edhe vazhdimi i bashkëqeverisjes ndërmjet CDU-CSU-së me SPD-në, sidomos po të kihet parasysh fakti se ka pasur një konsensus ndërmjet tyre lidhur me zgjedhjen e Shtajnmajerit president i Gjermanisë.

Pavarësisht se cili d të jetë koalicioni që do të qeverisë Gjermaninë edhe katër vite të tjera, nuk mund të pritet ndonjë ndryshim substancial në politikën e jashtme të këtij shteti, pra as ndaj rajonit tonë, përkatësisht ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në tërësi.