Pse Kadri Veseli i ka shpërblyer me poste të ndryshme ish-zyrtarët komunalë të Prizrenit?

18.08.2016 17:47:47

Para pak ditësh, në qeverinë komunale të Prizrenit janë emëruar drejtorët dhe zyrtarët tjerë të rinj komunalë, me të cilët u zëvendësuan të mëpërshmit.

Mirëpo, më shumë sesa emërimi i këtyre zyrtarëve komunalë, qytetarët janë të interesuar të dijnë se si është e mundur që ish-zyrtarët që ashkë me kryetarin e komunës, Ramadan Muja janë gjykuar dhe dënuar, në vend se të largohen fare, ose të burgosen, shpërbëlehen me poste të larta.

Emërimi i tyre në poste të larta që nga postet e zëvendësministrave e më poshtë, ka shqetësuar qytetarët dhe përgjithësisht opinionin, por për çudi nuk është problematizuar fare në aspektin mediatik, duke u kaluar në heshtje.

Kjo po ndodh pikërisht në kohën kur “Inasajderi”, mbrapa të cilit mund të qëndrojë kryetari i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë publike serinë e 13 të përgjimeve, duke dëshmuar se praktika e mëparshme po vazhdon.

Siç dihet, Kadri Veseli para do kohe ishte në Prizren, dhe kjo u pat interpretuar si vizitë për të shkarkuar zyrtarët e korruptuar komunalë, por emërimi i tyre në poste të larta, dëshmoi se kryetari i PDK-së që është një nga partnerët e koalicionit aktual qverisës, po vazhdon me emërime të tipit Grabovci.

Po pse Kadri Veseli ka shpërblyer me poste të larta, këta zyrtarë të korruptuar?

Sipas disa informacioneve që qarkullojnë në Prizren, Kadri Veseli e ka bërë këtë për të qetësuar gjakrat e njerëzve të cilët mund ta dëmtonin imazhin e PDK-së në këtë komunë, sidomos në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Sipas këtyre informacioneve, del se emërimi i zyrtarëve të korruptuar komunalë në Prizren, në poste të larta është bërë për të mbajtur të bashkuar PDK-në.

Janë edhe disa enformacione të tjera sipas të cilave, emërimi i këtyre zyrtarëve të korruptuar në poste të larta është bërë si mënyrë për eliminimin e tyre të butë nga PDK-ja.

Pavarësisht arsyeve reale të emërimit të tyre në poste të larta, po dëshmohet katërcipërisht se Kadri Veseli po vazhdon praktikën korruptive dhe alla Grabovcçe të emërimit të njerëzve nëpër poste të caktuara, që e bën atë dhe partinë që drejton ai