PSP: Dy personat që kanë qasje në sistemin teknik të DSK-së nuk janë në shtet

20.10.2016 14:24:44

Gjatë konferencës së sotme të PSP-së prokuroret, Lençe Ristovska dhe Fatime Fetai, deklaruan se të vetmit persona që kanë qasje në pjesën teknike të DSK-së, nuk janë në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Akoma nuk jemi futur në sistem, nga DSK-ja na njoftuan se ata dy persona do të kthehen gjatë këtyre ditëve dhe shpresojmë se atëherë do të kemi qasje në sistem”, deklaroi prokurorja Lençe Ristovska.
Ata deklaruan se ky është sistem i ri nga marsi i 2015 dhe duhet të kontrollohet që të mund të vërtetohet se a janë bërë keqpërdorime së sistemin e vjetër.

PSP-ja deklaroi se detaje tjera të hetimit nuk mund të jepen për shkak të interesit të hetimit por insistuan në respektimin rigoroz të informacioneve të klasifikuara. Ristovska gjithashtu tha se bashkëpunimi me DSK-në është shumë i vështirë.