PSP: Na habit raporti armiqësor i gjykatave

07.10.2016 13:30:54

Prokuroria Speciale Publike ka dalë me qëndrim rreth rastit ”Arka” ku shprehen të habitur për raportin armiqësor të gjykatave, siç thonë nga PSP, që e përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim me gjykatat dhe e tërë veprimtaria e jonë është në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit. Sinqerisht jemi të zhgënjyer nga ky lloj i njoftimeve si ishte ai i djeshmi i Gjykatës, si dhe qëndrimit të saj armiqësor. Në linjën e fundit ne jemi këtu, dhe besoj se edhe Gjykata, që të luftojmë kundër krimit. Është e paqartë se nëse kemi kauzë të njëjtë, pse të kemi raporte armiqësore. Mënyra e njoftimit nuk është në rregull”, theksoi Ristovska nga PSP