AAK e NISMA të kënaqura me Projektligjin aktual për Trepçën

07.10.2016 13:27:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj kanë kërkuar nga Qeveria që të mos e mbajë peng vendin më Asociacion dhe Demarkacionin dhe të merret me tema me rëndësi për vendin. Dy krerët opozitarë janë shprehur më të kënaqur lidhur me hartimin e Projektligjit aktual për Trepçën, ndryshe nga ai që ishte në vitin e kaluar.

Opozita ka kërkuar që të zhvendoset vëmendja në tema që janë të rendësi për vendit, siç janë sundimi i rendnit dhe zhvillimit ekonomik. Në një konferencë për media, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe Ligji për Trepçën që do te dërgohet në Kuvend është rezultat i presionit të opozitës.

Haradinaj ka kërkuar që dialogu me Serbinë duhet të ndërprite dhe mos te vazhdohet me këtë qasje dhe po ashtu të merret vendimi për formimin e ushtrisë.

“Problemet me Serbinë janë si pasojnë e fusnotes që e ka sjell Thaçi. Bisedimet me Serbinë duhet të zhvillohen në format ndryshe me njohe reciproke”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Për Asociacionin dhe Demarkacionin ka thënë se pozita nuk i ka votat ne Kuvend, dhe se Qeveria duhet të reflektojë lidhur me këto dy tema.

“Edhe me shkarkim të votave në Kuvend për qeverinë nuk do të ishte keq”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka thënë se “ne me punën tonë e kemi detyruar Qeverinë që të heq Ligjin për Trepçën një vit më parë ç’fare synonte ta bënte koalicioni”.

Po ashtu, Limaj ka thënë se edhe pse ky ligj ka nevojë për ndryshime, por, që sipas tij, është krejt ndryshe nga ai çfare e kishte dërguar qeveria një vit më parë.

Limaj ka thënë se Qeveria nuk e ka trajtuar si duhet problemin e veteranëve. Ndërkaq, lidhur me Ligjin për Trepçën, Kuvendi i Kosovës do të diskutojë gjatë ditës së sotme.