PSP: Sekret është se cilët funksionarë do të paraqiten për dëshmi gjatë ditëve të ardhshme

23.08.2016 17:17:29

Në interes të hetimeve, do të mbetet sekret se në cilët ditë, cilët funksionarë dhe për cilët lëndë do të paraqiten për dëshmi në PSP, por paraqitja e funksionarëve për dëshmi edhe më tej do të zhvillohet me frekuencë të rritur, kanë konfirmuar për 24Vest, nga Prokuroria speciale publike e Katica Janevës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prej atje kanë thënë se për shkak të fshehtësisë së procedurave para hetimore, nuk do të publikohen datat dhe emrat.

Përndryshe në dhjetë ditët e fundit një numër i madh i ish funksionarëve dhe atyre të tashëm u ulën në bankat e hetimit.