Ekspertët e pylltarisë kërkojnë kthim të Fondit për pyje

23.08.2016 17:18:56

Kthimi i Fondit të vjetër për pyje është njëri nga modelet më të mira për ripërtëritje sistemore të zonave erozive, por edhe për animimin e njerëzve nga mjediset rurale dhe përsosjen e tyre për kujdesin ndaj pyjeve.

Këto janë një pjesë e përfundimeve nga projekti „Teknika të pranueshme ekologjike për zvogëlimin e erozionit në  pyjet e kapluar nga zjarri“ të cilin në periudhën e kaluar e ka punuar Shoqata kombëtare e pronarëve privat të pyjeve, me përkrahjen e Programit për ruajtjen e natyrës të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

„Po përpiqemi për ripërtëritje të Fondit të pyjeve në funksion të eko sistemeve të reja edhe pse duke e marrë parasysh gjendjen në Maqedoni duhet në shtigje të gjata të krijohen strategji dhe programe për ripërtëritje të eko sistemeve“, ka thënë për mediat Aleksandar Trendafilov, profesor universitar.

Dëmet nga zjarret në pyjet janë të shumëfishta dhe vetëm në Maleshevi në dhjetë vitet e fundit janë djegur mbi 2 mijë hektarë pyje.

Pyje të reja në vend janë ngritur në vetëm 10% të territorit, respektivisht në sipërfaqe prej 100 deri më 120 mijë hektarë.