Publikohen pamjet e ndërhyrjes së policisë, ndaj burrit të droguar që po mbante peng 13-vjeçaren (Foto/Video, +16)

03.02.2017 17:42:41

Pamjet e tmerrshme të një pengmarrjeje janë publikuar në internet, ku shfaqet momenti kur 13 vjeçarja po mbahej peng nga një i droguar me thikë në dorë, që kërcënonte policinë se do ta vret nëse nuk i sjellin drogë.

Burri i droguar ishte futur me dhunë në shtëpinë e adoleshentes në qytetin Omsk në Rusi, ku vajza jeton me gjyshen e saj.

Burri i identifikuar si Zhenya, fillimisht mban peng vogëlushen të cilën e kërcënon me thikë, dhe fillon t’i kërkojë drogë anëtarëve tjerë të familjes.

Por pas disa minutave burri i nervozuar i telefonon policisë, dhe u kërkon drogë në këmbim të lirimit të vajzës. Por në momentin që njësitet speciale shfaqen në shtëpinë e vogëlushes, gjithçka ndryshon.

Në video mund të shihet se si policia pas disa orëve negocim me të droguarin, gjen momentin e përshtatshëm për t’u futur dhe arrijnë ta shpëtojnë vogëlushen.