Publikohen pamjet nga aeroplani që u kaplua nga zjarri në Dubai

04.08.2016 16:01:03

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet nga aeroplani që u kaplua nga zjarri në Dubai

Në rrjetet sociale është publikuar video-xhirimi amator, i bërë brenda aeroplanit i cili u kaplua nga zjarri në aeroportin e Dubait dhe në të cilin mund të shihen udhëtarët e kapluar nga paniku.

Në aeroplanin me 300 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit mbretëroi një kaos i vërtetë, menjëherë pasi që aeroplani u mbush me tym, ndërsa në xhirim mund të shihet se si disa udhëtarë tentojnë të marrin valixhet dhe gjësendet e tjera mbi ulëset e tyre, derisa një femër dëgjohet duke i ftuar që të evakuohen. Kërceni, lëreni gjësendet, dëgjohet duke bërtitur femra.

Gjatë këtij aksidenti nuk pati të lënduar në mesin e udhëtarëve, por gjatë shuarjes së zjarrit humbi jetën një zjarrfikës.