Publikohet regjistrimi, Hillary Clinton: Nuk duhet të lejonim zgjedhje në Palestinë (Audio)

29.10.2016 16:20:26

Rihapja e hetimeve për emailet e Hillary Clinton kur ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit në mandatin e parë të kabinetit Obama, rrezikon seriozisht pozicionin e saj në zgjedhjet e 8 nëntorit për Presidencën e SHBA.

Mediat amerikane kanë publikuar një audio-regjistrim ku Hillary Clinton në vitin 2006 shprehej se nuk duhet që SHBA të lejojë të bëhen zgjedhje në Palestinë ose në rast se zgjedhjet kryhen, atëherë të fitojë njeriu i tyre.

“Nuk mendoj se duhet të lejonim zgjedhjet në territoret palestineze. Mendoj se ishte një gabim i madh. Dhe në qoftë se ne lejuam zgjedhjet, atëherë duhet të ishim siguruar që të paracaktonim se kush do të fitonte”, dëgjohet të ketë thënë Hillary Clinton në vitin 2006 kur ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit.