Puna e Kuvendit do të vazhdojë nga ora 15:00, deputetët shkojnë në konsultime

30.03.2017 12:57:15

Përderisa ri-vazhdoi puna e Kuvendit të Maqedonisë nga ora 13:00, ajo nuk vazhdoi më shumë se 40 minuta, pasi kryesuesi aktual i Kuvendit, Trajko Veljanoski e ndaloi punën duke kërkuar pauzë deri ora 15:00

Trajko Veljanoski kërkoi që deri ora 15 të ketë koordinim në mes deputetëve të të gjithë partive për vazhdimin e seancës pa kërkesa për ndërhyrje procedurale.

Për Veljanoskin pati reagime të zjarrta nga deputetët e LSDM-së dhe BDI-së.