Punëtorët e KQZ-së janë të diskriminuar me paga

29.11.2016 14:33:11

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Institutit Gjyqësor të Kosovës kanë raportuar për punën e tyre një vjeçare si dhe i kanë paraqitur kërkesat e tyre.

Përfaqësuesi i KQZ-së Enis Halimi tha se punonjësit e këtij institucioni janë të diskriminuar me paga në raport me institucionet tjera.

Ndërsa Lavdim Krasniqi nga Këshilli i Pavarur Prokurorial tha se ky institucion ka mungesë të madhe të stafit, prokurorëve dhe stafit ndihmës.