Basha-Ramës: Mjaft na shpalle armiq! Muri i drogës mban të bllokuar Shqipërinë

29.11.2016 14:24:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të mëhershme të kryeministrit Edi Rama i cili akuzonte opozitën se kishte ngritur një mur kundër integrimit europian të vendit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha i kërkoi kryeministrit të hiqte dorë nga akuzat ndaj opozitës si armik i vendit, duke i kujtuar se ai që po mban të bllokuar Shqipërinë është muri  i drogës, krimit e korrupsionit….