Punëtorët në Maqedoni nuk frikësohen të tregojnë se po shkelen të drejtat e tyre

12.03.2017 19:38:54

Punëtorët po e kalojnë frikën që të paraqesin se po shkelen të drejtat e tyre. Në Organizatën joqeveritare “EHO” e cila ofron ndihmë pa para për të drejta, 40 punëtorë janë ankuar për punëdhënësit e tyre. Nga “EHO” theksojnë se numri mund të jetë më i madh, por ata thonë se ky paraqet një hap përpara që punëtorët të marrin guxim dhe të ankohen për shkeljet që ju bëhen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OJQ-të në Shtip kanë formuar platformë lokale aktive, e cila ka për qëllim që të ofrojë përfshirje për kategoritë e dëmtuara. Kjo platformë, në të cilën kanë marrë pjesë edhe ekspertë nga fusha të ndryshme do t’u ndihmojë kategorive të dëmtuara, ndërsa do të zbatohet në 18 qytete në vend.