Sipas Thaçit, veç serbët nuk e përkrahin formimin e Ushtrisë

12.03.2017 19:05:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se përfaqësuesit e komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptas dhe malazez e përkrahin Ligjin për Forcën e Sigurisë.

Përmes Twitterit, Thaçi për këtë ka falënderuar përfaqësuesit e këtyre komuniteteve.

Presidenti i vendit ka nisur idenë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, gjë e cila ka hasur në hezitimin e partnerëve kyç të vendit, siç janë ShBA-të dhe NATO.

Madje, Thaçi është zotuar se në rast se dështon që t’i ndryshojë mandatin FSK-së, do të dorëhiqet nga posti i presidentit të vendit.