Zemaj, Reshitajt: Nëse të del kohë doku deri në Deçan!

18.09.2017 17:24:53

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar nga ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj që të ndalë degradimin e ambientit që po ndodh në komunën e Deçanit.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “shtrati i i Lumbardhit tani është shkatërruar pothuajse në tërësi nga klanet e grupeve të interesit, tani po vazhdon me pjesët tjera”.

Postimi i plotë i Zemajt:

Albena Reshitaj, në vend te urimit për mandatin e ministres po ju njoftoj se degradimi i ambientit në Komunen e Deçanit nuk ka të ndalur. Shtrati i Lumbardhit tani është shkatërruar pothuajse në tërësi nga klanet e grupeve të interesit, tani po vazhdon me pjeset tjera. Ka fillue me kolget tuaj të tanishem, ka vazhdue me minsitrin paraprakë, me vrulle po vazhdon edhe në këtë fillim mandat tuajin. Nese të del kohe doku deri ne Deçan, edhe atë mos ju trego shefave se kane interesa ne këtë degradim e shiqo çka po ndodhë.
P.S
Disa foto nga pjesa me e bukur e Deçanit, afer shtepive të banimit./Telegrafi/