Punëtorja bëri vetëvrasje, shefi i kompanisë jep dorëheqje (Foto)

29.12.2016 16:12:07

Kreu i një agjencie të lartë japoneze reklamash ka dhënë dorëheqje, vetëm 24 orë pasi prokurorët ngritën akuza kundër kompanisë së tij për vetëvrasjen e një punonjëse të mbingarkuar me punë.

Presidenti i Dentsu Inc. Tadashi Ishii u tha gazetarëve se ai do të marrë përgjegjësinë për vdekjen e Matsuri Takahashi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dorëheqja erdhi një ditë pasi prokurorët kërkuan ngritjen e akuzave kundër një punonjësi të paidentifikuar për shtytjen e një 24-vjeçareje për të vrarë veten vitin e kaluar, pasi ishte “detyruar” të punonte me orë të tëra, jashtë orarit.

Mr Ishii pranoi se puna jashtë orarit ishte ende një problem i madh me më shumë se 100 punëtorë ende bëjnë më shumë se 80 orë punë shtesë në muaj.

Viktima Takashi kishte filluar punën në Dentsu në prill 2015.

Ngarkesa e saj në punë u rrit deri në tetor dhe ajo shpesh u kthye në shtëpi në pesë të mëngjesit, pasi që punonte gjithë ditën dhe natën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo kishte bërë deri 100 orë plotësuese në muaj para se ajo u hodh nga ballkoni i saj në vendin e punës, në dhjetor të vitit 2015.

Rreth 2000 persona në vit vrasin veten në Japoni, shkaku i stresit të lidhur, sipas autoriteteve japoneze.