Putin bisedon me Trumpin

14.11.2016 21:29:45

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar sonte se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka biseduar përmes telefonit me presidentin e porsazgjedhur amerikan, Donald Trump.

Sipas mediave ruse, Trump dhe Putin janë pajtuar për një takim të shpejt.

Ata të dy po ashtu kanë biseduar edhe për krizën në Siri, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Të dy presidentët po ashtu janë pajtuar që se bashku me dialog konstruktiv të zgjidhin problemet botërore.