Putin takohet me kryeministrin japonez

02.09.2016 13:28:11

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka udhëtuar sot në Rusi, për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, për të rritur bashkëpunimin mes dy shteteve, të bllokuara prej dekadash në një mosmarrëveshje territoriale në lidhje me ishujt Kurile.

Kjo është vizita e dytë e Abes në Rusi prej fillimit të vitit. Në muajin maj në përfundim të bisedimeve në Soçi (jug), Shinzo Abe u shpreh se është shënuar një “avancim” për zgjidhjen e çështjes së arkipelagut të diskutueshëm

“Të dy udhëheqësit do të zhvillojnë negociata me anë të një qasje të re pa u penguar nga format e vjetra të të menduarit”, sipas diplomacisë japoneze. Përpara takimit me presidentin rus, në nisje të Forumit Ekonomik të Lindjes, Abe u shpreh i vendosur në arritjen e progreseve mbi traktatin e paqes dhe çështjes territoriale përmes negociatave të sinqerta dhe gjithëpërfshirëse me Vladimir Putin.